“ÇFARË KANË NJERËZIT ME DASHURINË TUAJ?” Fifi flet për partnerin: S’ka më të mirë se ai (FOTO) – AlpeGossip
“ÇFARË KANË NJERËZIT ME DASHURINË TUAJ?” Fifi flet për partnerin: S’ka më të mirë se ai (FOTO)

“ÇFARË KANË NJERËZIT ME DASHURINË TUAJ?” Fifi flet për partnerin: S’ka më të mirë se ai (FOTO)

Fifi ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram duke shuar kuriozitetin për shumë gjëra. Shumica e pyetjeve ishin për lidhjen e saj, të cilën nuk preferon ta bëjë publike.

Kur u pyet se çfarë kanë njerëzit e tjerë me dashurinë e saj, Fifi u përgjigj se duan t’ja marrin, sepse ai është shumë i mirë.

“Duan ta zënë më duket! Është shumë i mirë, bile s’ka ma të mirë se ai prandaj jam dashuruar me të, por vetëm se problemi është se nuk do ua tregoj kurrë kush është”, është shprehur Fifi.

Këngëtarja me përkëdheli i thërret të dashurit Stracciatella dhe e pyetur për këtë epitet, ajo tregon se stracciatella është akullorja e saj e preferuar.

Ëndrra që nuk e ka realizuar akoma Fifi është të bëhet nënë dhe dëshiron 4 fëmijë.

Këngëtarja shprehet se nuk do ta linte kurrë muzikën nëse do ja kërkonte partneri.