SKANDALE DHE NDARJE TË BUJSHME/ 2020-ta viti i mbushur me të papritura në showbizzin shqiptar (FOTOT) – AlpeGossip
SKANDALE DHE NDARJE TË BUJSHME/ 2020-ta viti i mbushur me të papritura në showbizzin shqiptar (FOTOT)

SKANDALE DHE NDARJE TË BUJSHME/ 2020-ta viti i mbushur me të papritura në showbizzin shqiptar (FOTOT)

Përpos situatës së vështirë që solli pandemia në gjithë botën, në showbizzin shqiptar të themi që për disa VIP-a 2020 ishte një vit i zi i mbushur me skandale dhe me ndarje të bujshme.

Një vit i mbushur me të papritura dhe ngjarje që nuk i prisnim, duke filluar nga arrestimet e disa prej tyre e deri tek ndarjet të cilat krijuan jo pak zhurme ne botën e spektaklit.

Alpegossip.al do ju sjellë ngjarjet e bujshme të vitit 2020 në showbizzin shqiptar të cilat do mbahen mend për një kohë të gjatë.

12 shkurt 2020, Ilda Bejleri aksidentoi një grua dhe më pas u largua nga vendngjarja, por policia e zbardhi ngjarjen e bujshme dhe më pas e arrestoi një ditë më vonë.

Shoqërohet në polici Ilda Bejleri, aksidentoi gruan në Tiranë - Abc News

Ronela Hajati dhe Jong Zerka i kanë dhënë fund lidhjes, të cilën nuk e pranuan asnjëherë publikisht.

Ronela e konfirmon ndarjen nga Young Zerka - Gazeta Express

Fjolla Morina në 19 shtator 2020, u arrestua pasi u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës. Këngëtarja u dënua me arrest shtëpie.

Tensione dhe polemika në seancë, Gjykata jep vendimin për Fjolla Morinën – Gazeta Koha Jone

Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës, nga e cila kishin një djalë. Çifti nuk bëri asnjë reagim për ngjarjet por veprimet e tyre dhe ndryshimi i mbiemrit të djalit nga ana e Tunës na bëri të dyshojmë se ata i kanë dhënë fund martesës.

Tuna ndahet nga bashkëshorti? Ja se ç'bëri këngëtarja - Gazeta Mapo

Fifi gjithashtu konfirmoi ndarjen nga i dashuri i ri, pak ditë pasi ajo e bëri publike lidhjen e tyre. E pyetur nga ndjekësit se a është e lidhur ajo hapit me përgjigjen duke thënë jo dhe nga rrjetet sociale ata të dy e kanë hequr njëri-tjetrin.

Shpat Kasapi kapet me dy pako drogë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas shkarkohet nga detyra e këshilltarit të zv.kryeministrit të Maqedonisë.