Po lëmë pas një vit të mbushur plot me të papritura por edhe me çaste lumturie, një vit aq sa i vështirë por edhe aq i bukur.
Shumë nga VIP-at shqiptarë përjetuan momente të trishta, kemi parë lot dhe emocione, por shumë prej tyre patën edhe momente të veçanta lumturie të cilat i ndanë bashkë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Por do e nisim me momentet më të vështira të 2020, i cili për disa prej VIP-ave shqiptarë qe i mbushur me trishtim dhe lot në sy, ku shumë prej tyre do e mbajnë mend si vitin që mori njeriun më të dashur për ta, shkruan alpegossip.al
Për Rudina Dembacaj ky ishte një vit i trishtë pasi babai, njeri më i shrenjtë i saj ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Aktoren e trishtoi ky lajm i trishtë dhe me postimet për të atin prekte me fjalët që i dedikonte atij.
Gjithashtu edhe për Viola Spiron ky ka qën një vit i vështirë pasi i ati i ndërroi jetë nga COVI-19. “Do të doja të kisha fuqi të shkruaja dhe të tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën e shpejtë që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar, por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur!”- shkruan Viola.
Edhe për Xhesika Polo 2020 ishte një vit i trishtë, pasi ajo humbi njeriun e shtrenjtë mamanë e saj nga një sëmundje e rëndë dhe ky lajm e tronditi pa masë.
Enca Humbi të atin dhe 2020 për atë nuk quhet një vit i mirë, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Arbana Osmani në këtë vit të vështir humbi gjyshen e saj, pasi dhe mardhënien me njëra tjetrën e kanë pasur shumë speciale dhe kz ishte një lajm shumë i trishtë për atë.
Andrra Destani gjithashtu humbi gjyshen dhe ky lajm e preku dhe e trishtoi shumë pasi ajo ishte një njeri shumë i veçantë për atë./ alpegossip.al
Edhe për Manjola Nallbanin ishte një vit i trishtë pasi humbi xhaxhain të cilin e kishte në vend të babait dhe lajmi i vdekjes së tij e tij e tronditi shumë. Unë nuk kam fjale ta shpreh dhimbjen e ikjes tende! Dhe pse kishe shpirtin plot se kishe djalin, gruan, vajzat e niperit, vëllain e motrat,mua me thoje … nuk të kam mbese të kam goce dhe unë të kisha në vend të babit! Unë humba me ty jo xhaxhain po njeriu e mencur, shpirt madh si rrallë kush e mikun që nuk do ma zëvendesoje askush! Qofsh i parajsës zemra jone! Dua të të kujtojme keshtu??”, shkruan këngëtarja.