Të papriturat në skenë i kanë ndodhur të paktën një herë çdo këngëtari dhe sidomos hapja e zinxhirit të pantallonave është tmerri më i madh i atyre që këndojnë në skenë.
Mbrëmjen e djeshme kjo i ka ndodhur edhe këngëtares energjike dhe shumë të dashur për publikun, Aurela Gaçes.
Teksa këndonte, Aurelës një vajzë i ka treguar se ka harruar zinxhirin hapur.
Artistja pa kurrëfarë ndrojtje dhe pa u kthyer me kurriz, menjëherë e ka mbyllur zinxhirin.
“O shok, ke lene dyqanin hap” (edhe mire qe na tregoi nje goce ne salle se kushedi ç’do te na shihnin syte). Me kete ju uroj naten e mire e kujdes zinxhirin e pantallonave. beni ç’beni, por ne publik dilni te mberthyer”, shkruan Aurela.