“TI MË KE PROVOKUAR”/ Silvana e bëri për një lek, reagon Saimiri: E dija që fshihet… (FOTO) – AlpeGossip
“TI MË KE PROVOKUAR”/ Silvana e bëri për një lek, reagon Saimiri: E dija që fshihet… (FOTO)

“TI MË KE PROVOKUAR”/ Silvana e bëri për një lek, reagon Saimiri: E dija që fshihet… (FOTO)

Silvana akuzoi Saimirit se kishte bërë lojë të pistë dhe se e kishte provokuar, mbrëmjen e të hënës në “Love Story”. Silvana deklaroi se Saimiri i ka shkruar vajzave të tjera dhe i fton në vilën e tij.

“Janë disa vajza këtu që u ke shkruajtur… Ti këtu je për show-n tënd! Ti do dalësh vetëm këtu, nuk do dalësh me asnjë vajzë nga këtu! Ti u shkruan, do t’i ftosh në vilë, do të argëtohesh. Argëtohu dhe zgjidh femrën që…Ti më ke shkruar dhe më ke provokuar. Nuk e ke gjetur kurrë provokimin te unë. U uroj vajzave shumë fat dhe shpresoj që të dalë me Saimirin kujt i shkruan më shumë. Mua më bëhet shumë qejfi që nuk po dal këtu me një njeri si ti, të betohem. Jam shumë e lumtur! Po bën lojë të pistë se po u shkruan të gjitha vajzave. Saimiri meqë kanë ngelur vajza që ty të binden… Vajzat janë të interesuara për karrigen prandaj nuk flasin”, tha Silvana.

Duke e mohuar këtë fakt, Saimiri tha se me sjelljen e saj Silvana po tregonte veten dhe kjo ishte dhe arsyeja pse nuk i dha trëndafil.

“Më vjen mirë që kjo po tregon veten e vet domethënë. Unë për këtë arsye edhe nuk i kam dhënë lule sot, sepse e dija që pas kësaj vajze që rri e tërhequr fshihet diçka tjetër dhe faleminderit që po e tregon veten këtu”, i tha Saimiri.