ROZANA RADI POSTON FOTON E FËMIJËRISË/ Duket qarteë se çfarë nuk ka ndryshuar në fytyrën e saj – AlpeGossip
ROZANA RADI POSTON FOTON E FËMIJËRISË/ Duket qarteë se çfarë nuk ka ndryshuar në fytyrën e saj

ROZANA RADI POSTON FOTON E FËMIJËRISË/ Duket qarteë se çfarë nuk ka ndryshuar në fytyrën e saj

Janë të rralla herët që Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit foto të së kaluarës apo të fëmijërisë së saj dhe sot mesa duket ishte dita e duhur për ta bërë këtë. Ajo është rikthyer pas në kohë, duke sjellë në vëmendje një foto ku shihet përkrah vajzës së xhaxhait të saj Françesk Radi. E rritur në një familje artistësh dhe me shumë humor, menduam se i tillë do të ishte edhe ky postim por jo, ka shkruar vetem: “Kur ishim të vegjël” duke na dhënë mundësinë të shohim Rozin brune, me baluke por me diçka që nuk do ndryshojë kurrë në fytyrën e saj: “buzëqeshja”.

Mesa duket, karantina na ka bërë të gjithëve nostalgjike dhe Rozana Radi nuk mund të bënte përjashtim. Edhe pse ka shkruar shumë tekste që ta ngrenë zemrën peshë, tek kujtimet e fëmijërisë edhe ajo vetë e di që nuk ka nevojë për shumë fjalë. Një vogëlushe vërtetë e lezetshme, Rozi e cila mesa duket buzëqeshjen që e ka edhe sot, do ta ketë kujtimin më të çmuar të fëmijërisë.