Ish-Ministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel” dhe mes disa pyetjeve për punën, u pyet edhe për Edi Ramën. Si sillet Edi Rama me gratë?
“E para që dëgjon shumë opinionin e grave. Kur ishim dhe jemi në mbledhje me
kryeministrin apo kryetarin e partisë ai e dëgjon shumë opinionin e grave. Ai beson që
gratë kanë performancë të mirë, janë të dedikuara. Kam vënë re edhe mesazhet apo
urimet që jep për festa si për 8 marsin, janë mesazhe të fuqishme në fakt për të gjitha
gratë”, tha Milva për Ramën si kryeministër dhe kryetar partie, në të dy
rolet.