“JETA E NATËS…”/ Rudina Magjistari ndan momentet e bukura me bashkëshortin duke u argëtuar në dëborë – AlpeGossip
“JETA E NATËS…”/ Rudina Magjistari ndan momentet e bukura me bashkëshortin duke u argëtuar në dëborë

“JETA E NATËS…”/ Rudina Magjistari ndan momentet e bukura me bashkëshortin duke u argëtuar në dëborë

Një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, Rudina Magjistari, përpiqet të jetë tepër aktive në rrjete sociale dhe të komunikojë sa më tepër me ndjekësit e saj.

Mirëpo, postimet më të shpeshta që shohim në llogarinë e Rudinës janë ato të punës, ndërsa jetën personale moderatorja përpiqet ta mbajë sa më larg syrit të mediave.

Këtu duket se bëjnë përjashtim rastet e festave, kur zemra e saj është plot dhe Rudina s’mund ta mbajë dot vetëm për vete gëzimin.

Moderatorja, së bashku me partnerin dhe vajzën e tyre kanë udhëtuar drejt Brezovicës, në Kosovë, ku kanë shijuar në maksimum dëborën.

Ata janë kënaqur me ambientin fantastik të dekoruar si në një përrallë magjike, teksa Mia luante në dëborë. Madje, ata ndërtuan edhe një plak dëbore dhe duket se e kanë shijuar në maksimum qëndrimin e tyre në Brezovicë.

Në InstaStory, Rudina ka ndarë jo vetëm video të Mias që luan në dëborë, por edhe foto me partnerin e saj, krah të cilit shfaqet shumë e lumtur.

 

“Jeta e natës me bashkëshortin”- shkruan moderatorja krahas kartolinës së tyre të bukur të festave, ndërsa ne do të dëshironim të shihnim më shumë foto të tilla nga jeta private e moderatores, të cilën e ruan kaq hermetike.