U MARTUAN TRE MUAJ MË PARË/ Reperi shqiptar nuk ndiqet më me partneren në rrjete sociale (FOTOT) – AlpeGossip
U MARTUAN TRE MUAJ MË PARË/ Reperi shqiptar nuk ndiqet më me partneren në rrjete sociale (FOTOT)

U MARTUAN TRE MUAJ MË PARË/ Reperi shqiptar nuk ndiqet më me partneren në rrjete sociale (FOTOT)

Në muajin tetor reperi shqiptar, S4MM i dha fund beqarisë në një dasmë shumë modeste mes miqsh dhe të afërmish. Ai dhe partnerja e tij, Filis Ismaili, u martuan në Belgjikë dhe gjithë ceremonia që organizuan ishte shumë e thjeshtë. Filis u vesh me një fustan të shkurtër të bardhë, ndërsa reperi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Pas dasmës madje u përfol se Filis ishte shtatzënë, sepse në disa imazhe barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur. Kaq mjaftoi që fansat të besonin se ajo ishte në pritje të ëmbël, por ky lajm nuk u konfirmua kurrë nga çifti. Mirëpo së fundmi ndjekësve të tyre ju ka bërë përshtypje diçka tjetër, që i ka bërë të dyshojë se dyshja mund të jenë duke kaluar një krizë në marrëdhënie.

Nga një kontroll në adresat e tyre në Instagram shihet se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. S4MM nuk është pjesë e listës të personave që ndjek Filis, e as reperi në listën e personave që ndjek bukuroshja.

Por nga ana tjetër Filis vazhdon të ketë në profilin e saj të gjitha fotot e dasmës.

Nëse do të kishte një ndarje mes tyre, ndoshta as fotot nuk do ishin më në profilin e Filis. Megjithatë ky veprim i tyre i ka bërë fansat të dyshojnë shumë në lidhje me raportin e tyre, por ndoshta mund të ketë qenë ndonjë debat i zakonshëm në çift që mund t’i ketë shtyrë ata t’i bëjnë “unfollow” njëri-tjetrit. Megjithatë pritet që nga protagonistët të kemi ndonjë reagim dhe të mësojmë si qëndron e vërteta.