Keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ja çdo të thotë – AlpeGossip
Keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ja çdo të thotë

Keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ja çdo të thotë

Ëndrrat janë të zakonshme, jo reale, të qeta, por edhe të tmerrshme. Thuhet se ne shohim disa ëndrra brenda natës, ku secila zgjat nga 5 deri në 20 minuta, pavarësisht se shumicën prej tyre i harrojmë.

Por si mund t’i shpjegojmë ato ëndrra që i mbajmë mend? Shpeshherë ato ëndrra janë pasiguritë rreth moshës sonë, rreth stilit të jetës, rreth tradhtisë dhe zgjedhjeve në karrierë.

Delphi Ellis është terapiste e kualifikuar dhe e specializuar në analizimin e ëndrrave. Ajo ka treguar se çfarë kuptimi ka nëse e shihni në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar.

“Shpeshherë takoj njerëz të cilët e kanë parë në ëndërr partnerin duke e tradhtuar dhe mërziten pasi mendojnë se nënvetëdija e tyre po përpiqet të komunikojë me ta. Përderisa mund të themi se ne pranojmë mesazhe nga nënvetëdija në shumë nivele, kjo ëndërr sugjeron një frikë se partneri do t’ju tradhtojë,e jo dëshmi se është duke e bërë këtë.

Kjo kryesisht ndodh kur dikush në të kaluarën nuk ju ka qëndruar besnik, dhe jeni mbushur me pasiguri, frikë dhe mosbesim. Kjo ëndërr, ironikisht, është më e zakonshmja në lidhjet ku gjithçka shkon mirë”, ka treguar ajo.