U PËRFOL SE I KA VDEKUR I ATI/ Reagon Albatrit Muqiqi: Babai është shëndoshë e mirë, për një lajm të rrejshëm… – AlpeGossip
U PËRFOL SE I KA VDEKUR I ATI/ Reagon Albatrit Muqiqi: Babai është shëndoshë e mirë, për një lajm të rrejshëm…

U PËRFOL SE I KA VDEKUR I ATI/ Reagon Albatrit Muqiqi: Babai është shëndoshë e mirë, për një lajm të rrejshëm…

Një lajm i rremë i shpërndarë në media ka shqetësuar familjen e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi.

Lart e poshtë po thuhej se babai i këngëtarit kishte ndërruar jetë, ndërsa në adresën e tyre kanë mbërritur edhe mesazhe e telefonata ngushëllimi.

I revoltuar nga këto lajme të rreme, këngëtari ka reaguar në rrjete sociale, duke treguar se babai i tij, Nysret Muqiqi, është gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Albatriti bën me dije se kushdo që e ka përhapur këtë lajm të rremë, do të ndiqet penalisht.

“Përshëndetje miq, shokë, po marr shumë telefonata prej jush, për një lajm të rrejshëm dhe aspak të vërtetë. Portali në fjalë i cili për ca klikime dhe përfitime të veta ka postuar një lajm të rrejshëm për babën tim Nysret Muqiqi, i cili është shëndosh e mirë, ndërsa lajmi nuk është aspak i vërtetë. Portali në fjalë do të ndiqet penalisht për këtë shqetësim që na është bërë mua dhe familjes dhe rrethit tonë, A.M”,- shkruan Albatrit Muqiqi.

kengetari.jpg

Në janar të vitit 2019, këngëtari u bë baba për herë të dytë. Pas vajzës së parë, bashkëshortja e Albatritit solli në jetë jo një, por dy bebusha, binjakët vajzë dhe djalë.

Në rrjete sociale, Albatriti mundohet të jetë sa më aktiv dhe ndan shpesh foto të familjes s