XHELOZI MES SHOQEVE? Ja çfarë thonë Enxhëll dhe Suela pas largimit të Arjanës: Nuk e kam parë me syrin e konkurrentes… – AlpeGossip
XHELOZI MES SHOQEVE? Ja çfarë thonë Enxhëll dhe Suela pas largimit të Arjanës: Nuk e kam parë me syrin e konkurrentes…

XHELOZI MES SHOQEVE? Ja çfarë thonë Enxhëll dhe Suela pas largimit të Arjanës: Nuk e kam parë me syrin e konkurrentes…

Tre prej vajzave të “Love Story”, Ariana, Suela dhe Enxhëll kishin lidhur një miqësi me njëra-tjetrën që në javët e para të nisjes së emisionit dhe ishin zotuar se s’do ta prishnin marrëdhien e tyre pavarësisht ndodhive me “princin modern”, Saimirin.

Suela ishte e para prej shoqeve që shkëmbeu një puthje me Saimirin dhe pas saj edhe Ariana. Madje, puthja e nxehtë e kësaj të dytës teksa ndodheshin së bashku në dush u komentua shumë në media.

Pas skenave të nxehta dhe afrimitetit të shfaqur me njëri-tjetrin, Saimiri largoi papritur Arianën nga “Love Story”, duke u shprehu se s’ka asgjë më shumë për të sesa tërheqja fizike.

Por, si e komentuan dy shoqet e Arianës, Suela dhe Enxhëll largimin e saj?

Për “Daily Love Story” ato janë shprehur se i ka ardhur keq që Ariana është larguar nga emisioni, si dhe i kanë uruar më të mirat.

“Arianës dua t’i them që e kam shumë xhan dhe do mbetet mikeshë e mirë tek unë. I uroj shumë suksese, fat dhe të bëjë sa më shumë lekë”- u shpreh Suela.

“Unë me Arianën kam patur miqësi që në fillim dhe nN. E shoh si motër se na jep dhe ndonjë mendim meqë është më e rritur. I uroj fat dhe gjithë të mirat sepse ka vërtet një zemër të madhe”-tha Enxhëll.