Kemi hyrë zyrtarisht në datat e shenjës së Ujorit 20 janar-19 shkurt, ku disa prej VIP-ave të showbizzit shqiptar i përkasin këssaj shenje të cilët gëzojnë edhe disa karakteristika të përbashkëta.
Por cilat janë këto karakteristika që i bashkojnë ata me njëri-tjetrin?
Alpegsossip.al ju sjell disa prej tyre: Një nga karakteristikat kryesore të personave të shenjës së Ujorit është dëshira për të qenë ndryshe. Pavarësisht se ndjekin vazhdimisht trendet, të lindurit në këtë shenjë preferojnë që t’i besojnë më së shumti stilit të tyre. Ujorët rrallë janë konfliktualë dhe në të shumtën e kohës i gjeni duke punuar fort për gjërat inovative që kanë në kokë.
Por kush janë këta VIP-a që i përkasin shenjës së Ujorit?
Lyrical Soon feston në 28 janar dhe mbush 37-vjeç.
Elvana Gjata feston në 3 shkurt dhe mbush 34-vjeç.
Orinda Huta feston në 5-shkurt dhe mbush 34-vjeç.
Çiljeta Çilaga feston në 6 shkurt dhe mbush 36-vjeç.
Almeda Abazi feston në 13 shkurt dhe mbush 29-vjeç.
Floriana Garo feston në 15 shkurt dhe mbush 34-vjeç.