DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Aferdita Dreshaj flet për shtatzëninë e paplanifikuar (FOTOT) – AlpeGossip
DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Aferdita Dreshaj flet për shtatzëninë e paplanifikuar (FOTOT)

DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Aferdita Dreshaj flet për shtatzëninë e paplanifikuar (FOTOT)

Aferdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub do të bëhen prindër për pak javë. Djali i tyre pritet të vijë në jetë në muajin mars dhe tani barku i Aferditës duket qartë, edhe pse ajo vazhdon të jetë super në formë si gjithmonë.

Por si ka qenë kjo periudhë për çiftin? Aferdita ka treguar gjithçka për pritjen e ëmbël në një intervistë për revistën Who. Ajo kujtoi momentin kur mësoi shtatzëninë, e cila ishte e paplanifikuar, por emocionuese për ta.

“Ahhhhh! Momenti i testit. E mbaj mend si tani: Po bëhesha gati për palestër, Jakub ishte në krevat duke parë televizor. Bëra testin dhe bërtita me të madhe: “Oh my god, I’m pregnant”. Jakub erdhi me vrap, bëmë edhe dy teste të tjera për të qenë të sigurt dhe akoma nuk arrinim ta besonim, deri sa shkuam te doktori për ta konfirmuar. Mora vesh që jam shtatzënë ekzaktësisht një javë para ditëlindjes sime. A mund të kisha marrë dhuratë më të bukur se kaq?” tha ajo, ndërsa shtoi se pas Jakub, lajmin e ndau me të motrën, Jehonën, përmes Facetime.

Ekon e parë, modelja e ka përshkruar si momentin më të veçantë, pasi ka marrë shenjën e parë të ekzistencës së bebit.

“Është e çuditshme që ti e di që je shtatzënë sepse ke parë një test, ke bërë një vizitë, por e gjitha duket aq e pabesueshme dhe e paprekshme derisa e përjeton dhe e dëgjon vetë atë rrahjen e zemrës dhe aty, pasi merr shenjën e parë të ekzistencës së tij, thua “this is real”! Kjo është mrekulli që nuk zëvendësohet me asnjë ndjesi tjetër në botë.”

Ajo ka treguar gjithashtu se ka pasur një shtatzëni të mbarë, pa asnjë problem dhe nuk i ka ndalur aktivitetet e përditshmërisë. Siç kemi parë në rrjetet sociale, ajo ushtrohet, udhëton dhe është gjithmonë nën kujdesin e mjekut.

Sa i përket emrit të bebit, Aferdita ka treguar se së bashku me Jakub kanë zgjedhur 2-3 emra, por po presin ta shohin për herë të parë për të vendosur se cili emër i shkon më shumë.