“VAJZAT SHQIPTARE SHOHIN MË SHUMË X5-ËN SESA…”/ Jasmina e “Përputhen” përlotet dhe del nga studioja (FOTO) – AlpeGossip
“VAJZAT SHQIPTARE SHOHIN MË SHUMË X5-ËN SESA…”/ Jasmina e “Përputhen” përlotet dhe del nga studioja (FOTO)

“VAJZAT SHQIPTARE SHOHIN MË SHUMË X5-ËN SESA…”/ Jasmina e “Përputhen” përlotet dhe del nga studioja (FOTO)

Jasmina dhe Mevlani kanë diskutuar ashpër në puntatën e sotme të “Përputhen”. Mevlani tha se vajzat shqiptare shohin më shumë X5-ën sesa sjelljen e djemve, duke i quajtur materialiste.

Jasmini: E bëre dhe një koment javës që shkoi, “vajza si puna jote”, nëse do t’i thuash gjërat troc, thuaji, mos m’i bie rreth e rrotull. Tani komenti i X5-ës…

Mevlani: Ishte në përgjithësi, nuk ishte për ty

Jasmini: Femrat, kë ke përballë ti?

Mevlani: Femrat thashë, jo ti

Jasmini: Unë ku futem?

Mevlani: E rithem prapë, sepse nëse nuk të pëlqen një që është xhentil

Më tej kur Jasmina po komentonte takimin e saj me Andin, u shpreh se ai nuk i fal shumë siguri. Këtu ndërhyri sërish Mevlani, duke rifilluar debatin:

Mevlani: Ti nuk ke siguri por ndërkohë e afron aq shumë

Jasmini: Po ca të duhet ty m Mevlan?

Mevlani: Dua ta di

Jasmini: Nuk dua të të kthej përgjigje

Mevlani: Po mashtron. Thua nuk kam siguri…

Jasmini: E sqarova te klipi po më duket veshët nga mosha nuk të punojnë

Mevlani: Nga mosha moj motër, na kanë lënë veshët. Mos mendo se bën figurë të mirë me ato ofendimet e tua, mundohu të jesh më e sjellshme

Jasmini: Pa merak se nuk kam bërë asnjë ofendim akoma, kur të të ofendoj s’do kesh koment për të më dhënë. Ti për ofendim, më ofendove që të pjesa e parë. Ca ishte ajo femra si puna jote?

Mevlani: Ta shpjegova…ti hyre me ofendime, unë thjesht u kundërpërgjigja

Jasmini: Pulë pa kokë, po ta shpjegoj se ndoshta nga injoranca jote nuk e kupton, do të thotë që nuk di ku shkon, se ik te ajo, ik te ajo…prandaj ta bëra krahasim

Në fund të puntatës, Jasmini refuzoi të thoshte emrin e djalit për takimin e rradhës. “Nuk dua të përgjigjem, jam me nerva”, tha ajo.

Konkurrentja u përlot dhe doli nga studioja, ndërkohë që Mevlani sqaroi se nuk e kishte për të komentin e tij mbi vajzat shqiptare.