Në finalen e “Love Story”, Saimiri zgjodhi Merin si vajzën fituese, duke thënë se për të ka ndjenja. Pas spektaklit, Meri dhe Saimiri nuk janë parë më bashkë, pasi princi modern u nis për në Gjermani.
Ai së fundmi ka pozuar krah tre modeleve bukuroshe për kopertinën e revistës “Bordo”, ndërkohë që Meri nuk ishte e pranishme.
Kjo e fundit pak kohë më parë tregoi se ndodhet në Shqipëri dhe nuk e shoqëroi Saimirin në udhëtimin e tij në Gjermani.
“Unë jam në Shqipëri, ndërsa Saimirit i duhej të shkonte në Gjermani për punën”, tha Meri.