PAS SHAKASË NË “BIG BROTHER VIP”/ Ermal Mamaqi ka një këshillë për Donald Veshajn dhe Bora Zemanin – AlpeGossip
PAS SHAKASË NË “BIG BROTHER VIP”/ Ermal Mamaqi ka një këshillë për Donald Veshajn dhe Bora Zemanin

PAS SHAKASË NË “BIG BROTHER VIP”/ Ermal Mamaqi ka një këshillë për Donald Veshajn dhe Bora Zemanin

Emri aktorit të humorit, Ermal Mamaqi u bë kryefjalë e mediave rozë për shkak të shakasë që bëri në “Big Brother Vip” në lidhje me Bora Zemanin.

Së fundmi ai ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku në një lojë të zhvilluar atij iu kërkua një këshillë për disa personazhe publikë. Ndër ta ishin edhe aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani.

“(Donaldit)Mund t’i këshilloj që të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat.”– tha Ermal Mamaqi për ish-banorin e BBV.

Ndërsa përsa i përket Bora Zemanit, ai u ngacmua edhe nga moderatoret e emisionit ndërsa po jepte përgjigjen e tij, por nuk preferoi të flasë për marrëdhënien e saj me Donaldin. Këshilla e tij për Borën ishte që t’i kushtonte pak më shumë kohë qetësisë fizike.

“Borës do t’i këshilloj, sepse e di se e kam takuar disa herë… (Pyetje: Të ndajë mendjen?) Nuk dua të ngatërrohem në këto… aq më pak në televizion. Borës do t’i këshilloja pak më shumë kohë qetësisë fizike, sepse e shikoj gjithë kohës që është non-stop (në punë)”– tha ai.

Disa kohë më parë Ermal Mamaqi ka folur në lidhje me debatin që shkaktoi pas batutave të tij, kur ai ishte pjesë e darkës në “Big Brother VIP” dhe ku u bë shkak i konfliktit mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt.

Një batutë e tij, ku përmendi Bora Zemanin shkakoi shumë pakënaqësi për Beatrix Ramosaj e cila nuk pranoi të ishte pjesë e një darke me banorët.

Ai theksoi gjatë një interviste se e gjithë kjo situatë ishte në kuadrin e shakasë, megjithatë komentet e shumta negative nuk kanë munguar.

“Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga Big Brother. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal.“, tha Ermali.