Pa mbaruar ende sherrin me Mato Lalen, Noizy është përfshirë në një tjetër “përplasje” me një tjetër reper shqiptar.
Bëhet fjalë për Don Xhonin, artistin e ri i cili u zbulua vitin e kaluar në karantinë.
Nuk e dimë ç’ka ndodhur në prapaskenë mes djemve, por papritur Don Xhoni nisi të vërë në lojë faktin që Dulla i grupit “OTR” kishte pëlqyer videon e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.
“Ju du krejt juve që më suportoni pa ndal”- shkroi Xhoni krahas videos.
Kaq mjaftoi që Noiyz t’i kundërpërgjigjej me story, video të tijën duke kënduar e duke qeshur, si dhe me postime të vjetra të Don Xhonit në Facebook, ku shpërndante e dëgjonte këngët e Noizy-t.
“Kalo ka grupi jonë, se ki m’u bo gej.
Hajde te idhulli jot, se nuk t’nguci t’premtoj.”- shkruante Noizy.