Klipi i Jennifer Lopez i ngjashëm me atë të Ronela Hajatit, reagon këngëtarja shqiptare: Mirë që… (VIDEO) – AlpeGossip
Klipi i Jennifer Lopez i ngjashëm me atë të Ronela Hajatit, reagon këngëtarja shqiptare: Mirë që… (VIDEO)

Klipi i Jennifer Lopez i ngjashëm me atë të Ronela Hajatit, reagon këngëtarja shqiptare: Mirë që… (VIDEO)

Janë të shumta rastet kur kemi parë ngjashmëri në muzikë dhe në tekst midis dy këngëve të artistëve të ndryshëm. Gjithashtu e njëjta gjë ndodh edhe me realizmin e videoklipeve, ku në shumë raste duket se ideja është pothuajse e njëjtë.

Kjo gjë mund të ndodhë zakonisht mes dy artistëve që i përkasin të njëtit vend, por kemi parë që edhe mes artistëve të huaj mund të ketë shumë ngjashmëri. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me videoklipin e Ronela Hajatit dhe Jennifer Lopez. Ka qenë vetë Ronela e para që ka sinjalizuar se videoklipi që JLO nxorri ditën e sotme është shumë i ngjashëm me atë të fundit të këngëtares shqiptare. Zakonisht në të tilla raste akuzohen artistët shqiptarë se “kopjojnë” nga të huajt, por Ronela i ka paraprirë kësaj gjëje. “Mirë që nxorëm klipin para JLO se do thonin që e kopjova pastaj!”, – ka shkruara ajo në ‘InstaStory’.

Në fakt, nëse të dy videoklipet shihen me vëmendje vihet re se ka me të vërtetë një ngjashmëri të madhe. Të dyja Ronela dhe JLO kanë rolin e një femre sundimtare, që në pamje të parë duket shumë e egër. Kjo gjë mund të vihet fare mirë re në shumë sekuenca të dy videoklipeve.