MEZI E PRISNIT? Tashmë Elgiti e dha vetë lajmi, ja kur publikohet “surpriza” e tij (FOTO) – AlpeGossip
MEZI E PRISNIT? Tashmë Elgiti e dha vetë lajmi, ja kur publikohet “surpriza” e tij (FOTO)

MEZI E PRISNIT? Tashmë Elgiti e dha vetë lajmi, ja kur publikohet “surpriza” e tij (FOTO)

Kantautori Elgit Doda ka marrë disa muaj pushim dhe s’na kishte “qerasur” më me projekte të reja, mirëpo duket se pritja do të marrë fund shumë shpejt!

Elgiti ka përgatitur një projekt të ri muzikor që shumë shpejt do të lançohet në Youtube, ndërsa këtë lajm na e dha ai vetë në rrjete sociale.

Në një postim në llogarinë e tij, kantautori shkruante: “Një këngë e re po vjen së shpejti”.

Duket se s’do të presim edhe shumë, pasi Elgiti ka dhënë një super lajm për fansat e tij. Projekti i ri do të titullohet “Tharë” dhe do të lançohet nesër në orën 17:00.

Në qershor të vitit që lamë pas, jeta e producentit Elgit Doda dhe moderatores Klea Huta ndryshoi përgjithmonë.

Klea solli në jetë fëmijën e tyre të parë, vogëlushin të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid.

Tashmë, Kridi është bërë kryefjala e shtëpisë dhe çifti mundohet të kalojë sa më shumë kohë të jetë e mundur me të voglin.

E dimë të gjithë që Klea është kthyer në një mama “të fiksuar”, siç ka treguar edhe vetë, por edhe Elgiti s’ngelet pas.

Ai është një baba shembullor që merr gjithashtu ‘përgjegjësi’ për të voglin e tij.