U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elita Rudi poston VIDEON e veçantë në një mujorin e Botës – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elita Rudi poston VIDEON e veçantë në një mujorin e Botës

U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elita Rudi poston VIDEON e veçantë në një mujorin e Botës

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në 3 mars. Sot ka kaluar fiks një muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes së tyre, Bota Gjikolli. Për të festuar këtë moment të shënuar dhe për të ruajtur kujtimin më të bukur nga 1 mujori i lindjes, mami Elita ka realizuar një video shumë të veçantë me të voglën.

Ajo ka postuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet duke ushqyer me qumësht gjiri vogëlushen dhe duke e përkundur teksa e mban në krahë. Edhe pasi të kalojë koha, me siguri ky do të mbetet si një nga kujtimet më të veçanta si për Elitën po ashtu edhe për Botën.

“Bota ime 1 muaj”, ka shkruar moderatorja përkrah videos së ëmbël.

VIDEO

Ndërkohë ditën e djeshme Elita publikoi në rrjete sociale një foto të saj, në të cilën dukej në formë perfekte trupore. Pavarësisht se shtatzënia e dytë erdhi shumë shpejt për të, Elita ka arritur t’ju kthehet sërish formave të saj trupore dhe duket në formë perfekte. Edhe pse është nënë e dy fëmijëve dhe në shtatzëninë e dytë shtoi 18 kilogramë, moderatorja ka linja trupore për t’u pasur zili.

 

Elita ka treguar më herët se Botën e solli në jetë me operacion, duke qenë se dhe Zëri ka lindur në të njëjtën mënyrë.

“Sepse isha 40 javëshe dhe shkova për kontroll e kuptuam që Zëri kishte mbet komplet pa ujë. U shtrova menjëherë në spital për të provuar për shtatzëni normale, por nuk pata sukses.”, zbuloi ajo pas lindjes së vajzës.