“NA KANË NDALUR FRYMËN”/ Vesa Luma rrëfen tmerrin që ka kaluar përgjatë periudhës së luftës në Kosovë – AlpeGossip
“NA KANË NDALUR FRYMËN”/ Vesa Luma rrëfen tmerrin që ka kaluar përgjatë periudhës së luftës në Kosovë

“NA KANË NDALUR FRYMËN”/ Vesa Luma rrëfen tmerrin që ka kaluar përgjatë periudhës së luftës në Kosovë

Këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma, është goxha aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë postn foto apo video gjatë përditshmërisë së saj. Artistja është larguar disa vite më parë nga Shqipëria drejt Zelandës së re së bashku me bashkëshortin e saj këngëtarin Big Basta me të cilin ka dhe një djalë.

Artistja e cila nuk ka sjellë më projekte muzikore që prej disa kohësh ka publikuar në Instagramin e saj një pjesë nga ditari personal të cilën e ka shkruajtur në vitet 1999 ku këngëtarja ka qenë vetëm 13-vjeç.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një frazë të trishtë që e ka shkruajtur përgjatë periudhës së luftës në Kosovë ku lexohet frika dhe trishtimi që ajo ka ndjerë në atë kohë.

“24 Mars,e merkure,1999 (pjese nga ditari im) “Eshte ora 20:00 ,mu po me dridhet dora se tani po e di se situata ne Kosove eshte shume dramatike, prandaj ka nderhyrë NATO. Dhe taini na e kan ndalur frymën”– shkroi ajo.