“NUK ISHA NË HUMOR…”/ Alketa Vejsiu tregon momentin më të sikletshëm në skenë (FOTO) – AlpeGossip
“NUK ISHA NË HUMOR…”/ Alketa Vejsiu tregon momentin më të sikletshëm në skenë (FOTO)

“NUK ISHA NË HUMOR…”/ Alketa Vejsiu tregon momentin më të sikletshëm në skenë (FOTO)

Moderatorja e njohur, Alketa Vjesiu është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë. Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan shpeshherë me ndjekësit detaje nga jeta profesionale dhe jo vetëm.

Së fundmi Alketa ka zhvilluar një bisedë virtuale në InstaStory ku iu është përgjigjur mjaft pyetjeve që fansat i kanë drejtuar.

Ndër të tjera, moderatorja ka treguar për momentin kur është ndjerë në siklet teksa ka qenë në skenë.

“Na trego ndonjë moment të sikletshëm në skenë”, i shkruan ndjekësi.

“Po kam pasur një natë të vështirë kur s’isha në humor fare, por duhet të qeshja e të kryeja detyrën! Është pjesa më e vështirë e këtij profesioni.

Ka momente kur në kulmin e seriozitetit më kap e qeshura! Jam perfekte për meme në ato momente”, ka treguar moderatorja.

Në këtë bisedë nuk kishin si të mungonin as pyetjet në lidhje me planet dhe projektet e ardhshme të Alketës.

“A ke ndonjë plan për të bërë 1 këngë, apo ke hequr dorë? Të kam ndjekur qëkur prezantoje në radio”, i ka thënë ndjekësi

“Po do të më pëlqente të rikthehesha me një hit vere psh, ndoshta me një këngëtare tjetër ( e kam një ide në mendje(! Muzika dhe kënga nuk janë zgjedhja ime e parë! Këndoj që e vogël e kam në gen pasionin për muzikën, por s’jam këngëtare në profesion. Pasioni i vërtetë profesional do të mbetet Televizioni dhe Biznesi”, i është përgjigjur Alketa.