“MOS ME FJALË TË RËNDA SE…”/ Tha se nuk ka gjë personale me të, por Kristiani thumbon sërish Arjan Konomin (FOTO) – AlpeGossip
“MOS ME FJALË TË RËNDA SE…”/ Tha se nuk ka gjë personale me të, por Kristiani thumbon sërish Arjan Konomin (FOTO)

“MOS ME FJALË TË RËNDA SE…”/ Tha se nuk ka gjë personale me të, por Kristiani thumbon sërish Arjan Konomin (FOTO)

Ish-konkurrenti i “Përputhen’, Kristian Marcinaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Shqipëria Live”. I pyetur rreth debatit me Arjan Konomin ai u shpreh se nuk ka asgjë personale me të dhe nuk ka inate/ urrejtje ndaj ti.

Të njëjtën gjë ai e tha dhe pak ditë më parë në emisionin “N’Kosovë Show”. Mirëpo, deklaratat e tij bien ndesh me postimet në rrjete sociale, ku ai vazhdon ta thumbojë Konomin.

Ai ka publikuar intervistën e tij në Instastory, duke e mbuluar mbiemrin e opinionistit me emrin e një klouni.

Më tej, ish-konkurrenti ka shpërndarë një video me titullin “Kristiani plas bombën” dhe e ka shoqëruar me një thumb për Arjanin.

“Bombë? Mos me fjalë të rënda se mund të më akuzojnë dhe për terrorist disa klounë tani”, ka shkruar ai.