KËNGA E KONKURENTËVE TË “PËR´PUTHEN 40″/ Shpërthen Rezart Veleshnja: Nuk duhet të transmetohen. Më vjen të qaj… – AlpeGossip
KËNGA E KONKURENTËVE TË “PËR´PUTHEN 40″/ Shpërthen Rezart Veleshnja: Nuk duhet të transmetohen. Më vjen të qaj…

KËNGA E KONKURENTËVE TË “PËR´PUTHEN 40″/ Shpërthen Rezart Veleshnja: Nuk duhet të transmetohen. Më vjen të qaj…

Tekste banale, kërcime sensuale, e makina luksoze është ajo që përshfaqin videoklipet e këngëve më të ndjekura nga shqiptarët në Youtube.

Tekstet e tyre janë një model jo pozitiv për adoleshentët dhe jo vetëm. Kohet e fundit në rrjet po diskutohet kënga e konkurrentëve të Për’puthen 40+ “Luli & Çimi” si dhe parodia më e fundit e aktorit Aleks Seitaj. Në tekstet e të dyja këngëve vihet re një fjalor banal.

Mjeshtri i madh i muzikës, Zhani Ciko u shpreh në emisionin “Shqipëria Live” se këto janë fenomene që dëmtojnë shoqërinë.

 

“Janë fenomene që dëmtojnë dhe ndikojnë te shoqëria”, theksoi profesor Ciko.

Aktori i njohur, Rezart Veleshnja tha se këto lloj këngësh nuk duhet të transmetohen dhe sipas tij arti ka degraduar.

“Këto këngë nuk duhet të transmetohen. Më vjen të qaj për këtë art që po bëhet sot. Më vjen keq që nuk ka më njerëz si profesor Zhani”, u shpreh Veleshnja.