Bashkëshorti seksi që nuk meriton një grua të shëndoshë u mbyll gojën të gjithëve me një fjali – AlpeGossip
Bashkëshorti seksi që nuk meriton një grua të shëndoshë u mbyll gojën të gjithëve me një fjali

Bashkëshorti seksi që nuk meriton një grua të shëndoshë u mbyll gojën të gjithëve me një fjali

Pak ditë më parë Jenna Kutcher, një fotografe dhe sipërmarrëse në profesion, është “sulmuar” virtualisht se përse bashkëshorti i saj është më i bukur se ajo vetë ! Absurde !! Komentet në fotografitë që ajo ka postuar në rrjetin e saj social janë bërë virale, për shkak të mendësisë së prapambetur: Një mashkull i pashëm dhe me muskuj nuk ka sesi të shoqërohet me një “ të shëndoshë” ! Living postoi dje letrën që Jenna u kishte shkruar të gjithë atyre që i thonin : Ti nuk e meriton bashkëshortin që ke në krahë, por sot ai vetë ka një përgjigjie për ta.

Disa njerëz përdorin anonimitetin e internetit për t’u treguar të pamëshirshëm, pa menduar se fjalët lëndojnë! Asaj i është dashur të mbrojë veten, por bashkëshorti i saj nuk e ka lënë vetëm. Por ndryshe nga bashkëshortja, e cila u ka dedikuar një shkrim të gjatë njerëzve që e kanë lënduar, i dashuri i saj thjesht ka shprehur habinë e tij sesi një foto në plazh mund të bëhet material për lajme në rrjetet sociale. “Nuk e kuptoj pse bota është kaq e interesuar të dijë se pse unë të dua. U zotova të të dua dhe se si t’i dukesh nuk ka të bëjë fare me këtë”. THE INDEPENDENT