E PAPRITUR/ Çfarë e shtyu balerinën e famshme shqiptare të largohej kaq papritur nga “Amici”? – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Çfarë e shtyu balerinën e famshme shqiptare të largohej kaq papritur nga “Amici”?

E PAPRITUR/ Çfarë e shtyu balerinën e famshme shqiptare të largohej kaq papritur nga “Amici”?

Shumë talente që janë shfaqur në programin Italian “Amici”, kanë arritur sukses në botën e spektaklit.

Midis tyre edhe Anbeta Toromani, balerina e njohur shqiptare, e cila u rendit e dyta në edicionin e vitit 2002, pas Giulia Ottonello.

Artistja, tani 41-vjeçe, ka realizuar ëndrrën e saj duke performuar në skena prestigjioze. Madje për disa kohë ajo ishte gjithashtu një balerinë profesioniste në “Amici”, derisa u përplas me drejtuesen e emisionit, Maria De Filippi.

Sipas mediave italiane, prezantuesja e qortonte për metodat e saj të punës ndaj Anbeta vendosi të braktisë programin krejt papritur. Duket se ajo s’ka duruar dot më gjatë pas fjalëve të moderatores së emisionit.

Kush bën punën time ka një nivel tjetër, komentet duhet të bëhen në shtëpi dhe jo para një djali njëzet vjeç. Unë ju respektoj ju kërcimtarë profesionistë dhe ju vlerësoj shumë, por herë pas here e lëshoni veten në komente. Sidomos ti, Anbeta”, mësohet se i ka thënë Maria De Filippi.

Pas debateve me të, Anbeta Toromani u largua nga emisionin që zbuloi talentin e saj në kërcim. Ajo s’ka bërë ende të ditur ç’plane ka për të ardhmen, megjithatë e sigurt që do të jetë po aq e suksesshme sa e shkuara e saj.