DORËZOHET SARA HOXHA/ Poem ka sy vetëm për një çun dhe ai është Ledri (FOTO) – AlpeGossip
DORËZOHET SARA HOXHA/ Poem ka sy vetëm për një çun dhe ai është Ledri (FOTO)

DORËZOHET SARA HOXHA/ Poem ka sy vetëm për një çun dhe ai është Ledri (FOTO)

Poem Vula ka nisur të shoqërojë mamin dhe babin nëpër festa të ndryshme. Këtë herë, mesa kuptuam, Ledri dhe Sara ndodhen në Shëngjin për festivalin e madh që po realizohet aty. Dhe Poemën e kanë me vete, me këtë rast argëtohen si familje dhe disa momente i ndajnë me ndjekësit që mezi i presin. Në videon e publikuar së fundmi, Ledri shfaqet me Poemën në krah duke e përqafuar dhe kërcyer, ndërsa Sara xhiron dhe qesh me pamjen që ka para. Që lidhja e Ledrit me të bijën është e veçantë as nuk ka vend për diskutim.

Fundja të gjithë e dinë dhe kanë bërë paqe me faktin që babai është gjithmonë më i dhënë pas vajzës dhe kjo e fundit sheh tek ia ati pasqyrimin e ‘princit të kaltër’. Sigurisht Poema është ende e vogël për të arsyetuar kështu, por me siguri kur të rritet do e tregojë sa pikë të dobët e ka babain e saj. Sarës thjesht i duhet të mësohet me këtë fakt.