“DIKUSH DUHET TA BINDË…”/ Viktoria ka kërkesën e veçantë për veshjet e Rudinës (FOTO) – AlpeGossip
“DIKUSH DUHET TA BINDË…”/ Viktoria ka kërkesën e veçantë për veshjet e Rudinës (FOTO)

“DIKUSH DUHET TA BINDË…”/ Viktoria ka kërkesën e veçantë për veshjet e Rudinës (FOTO)

Mami Rudina dhe Viktoria janë gjithmonë në qendër të vëmendjes të ndjekësve për marrëdhënien e shkëlqyer nënë-bijë.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë në “Instagram” disa momente me të bijën ku dallohen këmishat njësoj pasi siç duket e bija dëshiron që të duket matchy-matchy me mamin.

“Dikush ta bindë Vikin, që jo patjetër duhet matchy matchy”, ka shkruar Rudina duke qeshur.

Po ashtu, moderatorja komentohet gjërë për raportin me partnerin e saj, Mark Frrokun.

Kujtojmë se Rudina Dembacaj dhe Marku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë dhe e bukur për Rudinën, pasi Mark Frroku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, moderatorja na ka surprizuar shumë të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban zyrtarisht mbiemrin  e Markut.