Ndonëse biznesi më i ri që drejton, i merr pjesën dërrmuese të kohës, asgjë nuk e pengon atë që të kthehet pas në vite, për të shfletuar kujtimet e fëmijërisë, ato që lenë gjurmë të pashlyeshme në jetën e gjithsecilit prej nesh.
Këtë gjë, sapo e bëri edhe Andrra Destani! Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, përmes një postimi të fundit në instastory, tenton të bëj një krahasim të birit të tyre Ansi, me veten kur ishte e vogël, e thuajse në një moshë me të.
Siç duket edhe nga fotot respektive, vërtet që Ansi, djali i çiftit ka trashëguar genet e të ëmës, diçka të cilën e vërteton më së miri edhe fotoja në fjalë. Një bebe me tipare të bukura Andrra, e që shkëlqen edhe sot si një femër në karrierë, me një biznes të ri mbi supe, si mamaja e Ansit të vogël dhe si bashkëshorte e këngëtarit Sinan Hoxha. Një mishërim i plotë i elegancës, për një femër të admirueshme siç është vet ajo.