Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë sot prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë producenti përmes Instagramit, duke publikuar edhe foton e parë me vajzën e duke zbuluar emrin.
Orinda dhe Turi i kanë vendosur vajzës emrin Atara.
“Atara Hysko. 15 korrik 2021”, ka shkruar Turi krah fotos së krevatit të të voglës. Ndërsa krah fotos ku shfaqet duke e mbajtur Atarën në krahë e duke zbuluar portretin e saj, Turi shkruan me humor: “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”