MORI PROPOZIMIN PËR MARTESË, POR KUR DO SHKOJË DREJT ALTARIT? Flet Fatma: Dëshira është që Noah të sjellë… – AlpeGossip
MORI PROPOZIMIN PËR MARTESË, POR KUR DO SHKOJË DREJT ALTARIT? Flet Fatma: Dëshira është që Noah të sjellë…

MORI PROPOZIMIN PËR MARTESË, POR KUR DO SHKOJË DREJT ALTARIT? Flet Fatma: Dëshira është që Noah të sjellë…

Në 26-vjetorin e lindjes, Fatma Methasani mori një propozim mjaft romantik për martesë nga partneri i saj, Alfio Rrotani. Ky i fundit kishte rezervuar festën e ditëlindjes së moderatores për t’i propozuar dhe pjesë e këtij momenti të veçantë u bënë edhe miqtë e të afërmit e tyre.

Por ndërsa kanë kaluar disa muaj nga momenti kur ajo i tha “PO” Alfios, nuk dihet asnjë detaj mbi dasmën që do të mbajnë. E ftuar ditën e sotme në “Edicioni Veror” në ABC, moderatorja rrëfeu për gazetaren Irini Meçe se kur kanë ndërmend t’i japin fund beqarisë.

Fatma tha se Alfio dëshiron shumë që Noah të sjellë unazat në altar për ta, ndaj do ju duhet të presin dhe pak sa të rritet i vogli. Moderatorja shtoi se ekziston mundësia që dasma të mbahet vitin tjetër, kur gjithçka mund të jetë më e qetë nga pandemia.

“Unë siç nuk dija gjë për propozimin aq më tepër për dasmën që po presim. Fiksimi i Alfios ka qenë gjithmonë që Noah të sjellë unazat. As nuk e kemi diskutuar ndonjëherë punën e martesës. Mbase ka ndryshuar mendje Alfio por unë nuk e heq unazën.

Dëshira është që Noah të sjellë unazat, kështu që do të presim deri në momentin që Noah mos të shpërqendrohet rrugës dhe të kthehet por të vijë drejt altarit. Mbase vitin tjetër që të jemi më të qetë nga rrëmuja e pandemisë”, tha Fatma.