“DHOMA MË E BUKUR NË BOTË”/ Turjan Hysko publikon FOTON familjare dhe i uron mirëseardhjen vajzës në shtëpi – AlpeGossip
“DHOMA MË E BUKUR NË BOTË”/ Turjan Hysko publikon FOTON familjare dhe i uron mirëseardhjen vajzës në shtëpi

“DHOMA MË E BUKUR NË BOTË”/ Turjan Hysko publikon FOTON familjare dhe i uron mirëseardhjen vajzës në shtëpi

15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara.

Menjëherë pas lindjes së saj, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël.

“Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani!“, shkroi Turi përkrah fotos me vajzën

Tanimë, Turi dhe Orinda nuk i përmbahen dot gëzimit dhe nuk ngurrojnë aspak që të ndajnë momentet e ëmbla me bebushen me të gjithë ndjekësit e tyre.

Çifti ka pozuar së fundmi së bashku me vogëlushen ku dhe tregojnë dhomën e saj magjike. Me të drejtë babi Turi thotë se tashmë kjo është dhoma e tij e preferuar.

“Dhoma më e bukur në botë”, ka shkruar ai krahas fotos.

FOTOT

Pas 9 muajsh kufizime, Orinda ka nisur të konsumojë sërish produktet që i shijojnë më shumë.

Ajo ka treguar se dje ka konsumuar sërish proshutë dhe është shprehur shumë e lumtur për këtë fakt. Më herët para se e vogla të vinte në jetë, Orinda zbuloi se gjatë 9 muajve të shtatzënisë molla jeshile ishte ushqimi i saj i preferuar. Ndërsa lista e produkteve të ndaluara për të ishte shumë e gjatë, ku në krye të saj qëndronin produktet e detit, që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e foshnjës.