DYSHUAN SE ISHTE NDARË NGA PARTNERI/ Jasmina sqaron të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
DYSHUAN SE ISHTE NDARË NGA PARTNERI/ Jasmina sqaron të vërtetën (FOTO)

DYSHUAN SE ISHTE NDARË NGA PARTNERI/ Jasmina sqaron të vërtetën (FOTO)

Para disa ditësh ndjekësit e Jasminës nisën të dyshonin se ajo ishte ndarë nga partneri i saj i ri. Ajo postoi para disa ditësh në rrjete sociale një video të saj, në të cilën dukej vetëm në shtrat dhe fjalët që shkroi i bëri ndjekësit të dyshonin se ishte ndarë.

Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!”, shkroi ajo në status, fjalë të cilat dukeshin se ishin si një sulm për ish-të dashurin e saj.

Por këto aludime nuk paskan qenë të vërteta. Ajo ka bërë sot në Instagram lojën e famshme “Have you ever…?” (A e ke bërë ndonjëherë??) dhe dikush e ka pyetur se si qëndron e vërteta për ndarjen.

A je ndarë nga i dashuri?“, e ka pyetur dikush.

“Jo”, është shprehur ajo duke treguar se vazhdon të jetë e lumtur në një marrëdhënie.

Lajmin për ldihjen e re, Jasmina e dha vetë gjatë kohës që ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”. Ajo pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Megjithëse identitetin e tij nuk e zbuloi dhe tregoi se s’do ta publikonte kurrë në rrjete sociale, Jasmin tregoi se ai i dhuron ndjenja të bukura dhe qëndron non-stop me të, duke e bërë të lumtur. Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë.

“Dalim vetëm, por unë gjithmonë e mpleks me njerëz të tjerë”- tha ajo.

“Nuk dua as ta bëj publike, se fole sot ndahesh nesër. Do dalësh pastaj shiko se u ndava”, shpjegoi Jasmina.