KRIZË NË MARRËDHËNIE/ Çfarë po ndodh këtë herë mes Luanës dhe Krenarit? – AlpeGossip
KRIZË NË MARRËDHËNIE/ Çfarë po ndodh këtë herë mes Luanës dhe Krenarit?

KRIZË NË MARRËDHËNIE/ Çfarë po ndodh këtë herë mes Luanës dhe Krenarit?

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.

Mirëpo, Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe sekretet nuk zgjasin gjatë!

Ndërkohë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre kanë vijuar pas një vëzhgimi në Instagram, ku shihet qartë se dyshja nuk po ndjekin më njëri-tjetrin, ndërsa Krenari ka zgjedhur të ndjekë motrën e Luanës, Marinën, e cila e ndjek po ashtu.

  

Se çfarë ka ndodhur mes tyre dyshes nuk dihet në një kohë kur flitej se ata kishin bërë shumë plane për të ardhmen së bashku.

Më herët “Prive” ka mësuar se çifti kanë finalizuar një kontratë për blerjen e një apartamenti luksoz në Prishtinë. Ata kanë zgjedhur që të blejnë një shtëpi një lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës dhe thuhet se shtëpia e tyre shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme e ka një pamje të bukur të Prishtinës.

Përveç angazhimeve profesionale të Luanës, edhe Krenari po shtrin disa prej bizneseve të tij në kryeqytet që i ka dhe në Prishtinë.