“NUK KENI NDRYSHUAR FARE”/ Ledina Çelo zbulon si dukeshin ajo dhe Leonora Jakupi 21 vite më parë (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KENI NDRYSHUAR FARE”/ Ledina Çelo zbulon si dukeshin ajo dhe Leonora Jakupi 21 vite më parë (FOTO)

“NUK KENI NDRYSHUAR FARE”/ Ledina Çelo zbulon si dukeshin ajo dhe Leonora Jakupi 21 vite më parë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, duket se është bërë paksa nostalgjike pasi në profilin e saj në “Instagram” ka postuar disa foto të shumë viteve më parë.

“Nuk keni ndryshuar fare”/ Ledina C?elo zbulon si dukeshin ajo dhe

Fillimisht ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku tregon se ka qenë 22 vjeçe. Aty shfaqet me një panë pantallona të gjata dhe një bluzë që i nxjerr barkun jashtë. Flokët e gjata i mban të lëshuara dhe ka bërë makijazh.

“Nuk keni ndryshuar fare”/ Ledina C?elo zbulon si dukeshin ajo dhe

Më pas Ledina ka postuar një foto ku është së bashku me kolegen e saj, Leonora Jakupi.
“Me Norën! Viti 2000”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton, ku tregon se kanë qenë në Romë, Itali. E sigurisht që kjo pozë nuk i ka shpëtuar Jakupit, e cila i komenton: “Oh Zot, sa më mungon ajo kohë”.
Ndërkohë fansat i shkruajnë se nuk kanë ndryshuar fare dhe se janë ende shumë të bukura dhe elegante.