“KE MË SHUMË HORMONE MASHKULLI…”/ Aulona Musta reagon KEQ ndaj ndjekëses: Përdore llastikun të vrasësh… – AlpeGossip
“KE MË SHUMË HORMONE MASHKULLI…”/ Aulona Musta reagon KEQ ndaj ndjekëses: Përdore llastikun të vrasësh…

“KE MË SHUMË HORMONE MASHKULLI…”/ Aulona Musta reagon KEQ ndaj ndjekëses: Përdore llastikun të vrasësh…

Aulona Musta është një nga gazetaret dhe moderatoret më të njohura e më të ndjekura të publikur shqiptar.

Ajo është një personazh tepër aktiv dhe gjatë gjithë kohës bën postime në lidhje me jetën e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi, moderatorja ka postuar një foto të sajën teksa tregon look-un e saj për puntatën e parë të ”Thumbon”. Ajo, foton e ka shoqëruar me një shkrim ku pyet fansat për mendimin e tyre lidhur me këtë pamje.

Mes komenteve pozitive, gjenden dhe disa të cilat nuk janë dhe aq me qëllim të mirë. Një ndjekëse i ka komentuar Aulonës duke u shprehur se: Ti ke m shum hormone mashkulli m pz shi si je si burr na nxjerr dhe shalet gjasme je e bkr vallaj tkisha qen nvenin tat kisha heq dor nga tv. Pale kur bo dhe si e mencme iher boooo mvje tvras veten me llastik brekesh.

Biem dakord se ky koment nuk është shumë dashamirës dhe përçon nota të forta inati dhe negativiteti. Një koment i tillë s’duhet bërë por përderisa njerëzit janë pyetur për të shprehur mendimin e tyre, ky ”mendim” duhet të respektohet pavarësisht inatit që përcjell.

Ajo që na bëri përshtypje nuk ishte ky koment, pasi interneti është i mbushur me njerëz të tillë, që mendimet e tyre i shprehin në mënyrën vulgare dhe jo të duhur. Ajo që ne na bën përshtypje është komenti që Aulona i ka kthyer vajzës në fjalë.

Moderatorja i është shprehur: beji nje te mire njerezimit dhe shoqerise: perdore ate llastik!

A është ky komenti i duhur që duhet të vijë nga ana e një personazhi publik i cili aq shumë promovon lirinë e fjalës? Përveç kësaj, a nuk është ky koment, një nga ata që sulmon ndividët dhe imponon fenomenin e vetëvrasjes?

Jemi dakord që ndoshta Aulona nuk e ka patur për qëllim të nënkuptojë diçka të tillë, por ç’mund të kalojë nëpër mendjen e shumë individëve të cilët kanë një mendim negativ për Aulonën? Që ata duhet të vrasin veten?

Opinioni i vajzës në komente është negativ dhe i mbushur me ofendime, por Aulona si një personazh publik duhet të ofrojë një shembull tjetër për të gjithë ata që e ndjekin dhe jo të bëhet ”palë” me negativitetin teksa të shumtën e rasteve e sulmon këtë fenomen. /AlpeGossip.al