Kejvina Kthella këtë të hënë në “Dance with me” ka performuar një “Belly Dance” krah partnerit të saj të kërcimit, Eduartit.
Performanca e tyre u pëlqye shumë nga të gjithë dhe juria i votoi me pikët maksimale: 10.
Valer Kolnikaj kishte disa fjalë për kërcimin e Kejvinës.
“Kërceve vetëm me pjesën poshtë, me pjesën që ke investuar shumë nuk kërceve”,i tha ai modeles. Valeri i është referuar gjoksit për të cilin Kejvina ka pranuar se ka bërë ndërhyrje.
“Do e kërcejmë bashkë tani”, iu përgjigj Kejvina e më pas të dy po sfidonin njëri-tjetrit, se kush e tund belin më bukur.
Kërcimi i tyre u prit me shumë duartrokitje nga publiku e më pas Valeri e komplimentoi Kejvinën për elokuencën e saj.