“SI ZOMBIE, E SHPIFUR”/ Melisa Lleshi shpërthen ndaj nënave që e kritikuan: Turp që shoh komente të tilla… – AlpeGossip
“SI ZOMBIE, E SHPIFUR”/ Melisa Lleshi shpërthen ndaj nënave që e kritikuan: Turp që shoh komente të tilla…

“SI ZOMBIE, E SHPIFUR”/ Melisa Lleshi shpërthen ndaj nënave që e kritikuan: Turp që shoh komente të tilla…

Një ditë më parë, Melisa Lleshi, ndau me ndjekësit e “Instagram”-it një fotografi, ku shfaqej e veshur seksi e gjitha në të zeza. Ajo është e ulur në një karrige dhe poza që ka marrë është shumë serioze.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” shfaqet e kuruar në çdo detaj, por ndjekësit e saj kanë kapur një detaj dhe menjëherë kanë nisur duke e kritikuar. Fansat kanë lënë komente shumë negative në lidhje me duart e saj

Lidhur me këtë, Melisa ka reaguar menjëherë përmes një postimi të gjatë në “Instastory”. Ajo ka postuar një foto të dorës së saj dhe krahas saj shkruan se ka shumë arsye se pse dora e saj është ashtu, dhe nuk duhet të paragjykoni.

Lleshi shton se ajo që i vjen më shumë keq është se komentet negative i vijnë më shumë nga femrat dhe nënat.

“Si zombie, e shpifur”/ Melisa Lleshi shpërthen ndaj

“Si alien, si zombie, e shpifur, photoshop ca nuk thatë për këto duar. Por pjesa më e bukur ishte që kur shikoja profilet që kishin shkruar këto komente ishin 3 kategori: profile false, profile femrash dhe profile NËNASH!! Vazhdoj mos të kuptoj dhe kurrë nuk do i kuptoj 2 kategoritë para sepse në momentin që për një X arsye një person nuk është në preferencat e mia, nuk i bëj follow madje mund edhe ti bëj bllok, por sërish kujt i intereson! Por NËNAT?? Turp që shoh komente të tilla nga nënat! Kështu do i mësoni fëmijët të sillen??? Këto lloj ligësie do ju mësoni të transmetoni tek të tjerët??? Këtu keqtrajtojnë femra femrën dhe ndërkohë pretendojmë që meshkujt të trajtojnë mirë femrat!! Kur thuhet Stop Dhuna përfshin çdo lloj dhune jo vetëm atë fizike.

Dhuna fizike, psikologjike apo shpirtërore nuk duhet të ekzistojë as nga femrat as nga meshkujt!! Nga e di ti moj NËNË E DASHUR se pse më ka dalur dora mua si Zombie, nga e din ti se ndoshta kam probleme me pesën apo diçka tjetër në lidhje me shëndetin! Gjithkush nga ne po e kalon diçka dhe askush nuk është i detyruar të shfaqë problemet në rrjetet sociale.

U MBUSH KUPA SINQERISHT DHE MUA NUK MË VJEN KEQ PËR VETEN! Çfarë do që të kem do më kalojë! Mua më vjen keq për ju sepse ajo ligësi që kanë disa njerëz, femra dhe meshkuj dhe sidomos nënat nuk do ju kalojë asnjëherë dhe pse unë jua uroj me zemër që të jetë vetëm një fazë! #BEHUNJERIIMIREPERVETENJOPERBOTEN”, shkruan Melisa në postimin e saj.

“Si zombie, e shpifur”/ Melisa Lleshi shpërthen ndaj