“DASHURIA IME…”/ DJ GEEK feston ditëlindjen, Dafina i shkruan dedikimin romantik – AlpeGossip
“DASHURIA IME…”/ DJ GEEK feston ditëlindjen, Dafina i shkruan dedikimin romantik

“DASHURIA IME…”/ DJ GEEK feston ditëlindjen, Dafina i shkruan dedikimin romantik

Dj Geek dhe Dafina Zeqiri janë ndër çiftet më të komentuara të ShowBizi-t. Mund të themi se i dashuri i këngëtares është një djalë më fat, pasi Dafina asnjëherë nuk nguron të shprehë publikisht dashurinë që ka për të. Ditën e djeshme për ditëlindjen e tij nuk mund të mos mungonte një postim nga ana e saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dua kaq shumë.” ,- ka postuar këngëtarja në Instagram.

Sigurisht nuk mungon as komenti i Gencit (DJ Geek), i cili e falenderon dhe i shpreh dashurinë.

Ajo gjithashtu ka bërë një postim në Instagram Story me një tjetër dedikim për të.

Përveç këtyre postimeve që na ëmbëlsuan, Dafina pak e nga pak po zbulon akoma më shumë nga albumi i saj (Dafinë Moj), të cilin fansat po e presin me padurim.
Në kopertinën e albumit shkruhet : “Dedikuar një gruaje shumë speciale Melihate Zeqiri”.
Gjithë këtë punë dhe sukses mesa duket Dafina ja dedikon mamasë së saj, me të cilën gjithmonë është shfaqur shumë e lidhur dhe ka treguar dobësinë që ka për të.