SUPER FESTA/ Luana Vjollca poston FOTOT e ditëlindjes, që ka festuar para disa javësh – AlpeGossip
SUPER FESTA/ Luana Vjollca poston FOTOT e ditëlindjes, që ka festuar para disa javësh

SUPER FESTA/ Luana Vjollca poston FOTOT e ditëlindjes, që ka festuar para disa javësh

Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare që simpatizohet nga një masë e gjerë para tri jave ka festuar ditëlindjen e saj, ku pranoi urime të shumta.

Ndërsa sot ajo ka postuar përmbledhjen me fotografi nga festa e ditëlindjes.

Kjo gjë ndodh rëndom midis artistëve apo personave publik. Gjithmonë fotot e ditëlindjes i postojnë më vonë, pasi koleksionojnë mirë fotot nga fotografët profesionistë.

FOTOT

“Meqe e festuam tere muajin ditelindjen jemi brenda me fotot 😂 #2Shtatori me miq zemre!”, shkroi ajo.

Ende nuk dihet se ku do ta shohim sërish Luanën, pas ndërprerjes së emisionit “Shiko kush luan”

Kujtojme se pasi shijoi në maksimum pushimet e saj verore (të vonuara për shkak të punës), moderatorja Luana Vjollca ka llastuar veten e saj me një blerje të re.

Bëhet fjalë për një vilë në një zonë të njohur të Kosovës, ku kanë marrë shtëpi edhe disa personazhe të tjerë të njohur të ekranit.

“Tashmë edhe me një banesë në Kosovën time të shpirtit”- shkroi moderatorja duke gëzuar fansat e saj në Kosovë, që tashmë do ta kenë më pranë Luanën dhe do të mund ta takojnë më shpesh.

Këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”. Burime për “Gazeta Express” bënë me dije se Luana po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.