KYLIE JENNER DËSHTON ME LINJËN E RE TË VESHJEVE/ Çfarë ndodhi kur fansat hapën pakot e porositura! – AlpeGossip
KYLIE JENNER DËSHTON ME LINJËN E RE TË VESHJEVE/ Çfarë ndodhi kur fansat hapën pakot e porositura!

KYLIE JENNER DËSHTON ME LINJËN E RE TË VESHJEVE/ Çfarë ndodhi kur fansat hapën pakot e porositura!

Kylie Jenner është një nga më të preferuarat e familjes Kardashian dhe zakonisht, çdo gjë që ajo publikon, prodhon para. Por, ndryshe nga linja e saj “Kylie Cosmetics” që qëlloi në shenjë në kohën e saj me buzëkuqët, linja e veshjeve të plazhit ka marrë kritika nga fansat.

Pasi njerëzit nisën të merrnin paketimet me veshjet e porositura gjatë rezervimit, Tik Tok dhe Twitter kanë shpërthyer nga reagimet e zhgënjyera të fansave, të cilët mezi i kishin pritur. Por ndryshe nga fotot promocionale ku veshjet dukeshin të mrekullueshme, hapja e pakos rezultoi një pakënaqësi totale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet tregojnë kostumet me pjesë të paqepura mirë, që duket sikur do të shqepen nga momenti në moment. Copa e paplotë është thuajse e tejdukshme, sidomos në pjesën e poshtme kur nuk mbulon thuajse asgjë.

Fansat janë ankuar për cilësinë, tejdukshmërinë dhe përmasat, të cilat nuk e justifikojnë çmimin prej 80 dollarësh, kur ka marka më të lira dhe që ofrojnë shumë më shumë. Ndërkohë, pritet ende një reagim nga Kylie për të menaxhuar situatën dhe për t’i sjellë sukses markës së saj.