“PLAS” DEBATI LIVE NË “BIG BROTHER VIP”/ Fifi ia kthen Ilirit: Jam katunare Ferizaji, nuk gatuaj italisht – AlpeGossip
“PLAS” DEBATI LIVE NË “BIG BROTHER VIP”/ Fifi ia kthen Ilirit: Jam katunare Ferizaji, nuk gatuaj italisht

“PLAS” DEBATI LIVE NË “BIG BROTHER VIP”/ Fifi ia kthen Ilirit: Jam katunare Ferizaji, nuk gatuaj italisht

Fifi ka pasur debate të ashpra me banorët gjatë kësaj jave për rregullat brenda shtëpisë së Big Brother dhe për ushqimin.

Ajo ia ka bërë të qartë të gjithëve se është alergjike dhe ditën e djeshme u ndje keq për shkak të ushqimit që kishte konsumuar dhe të gjithë banorët i qëndruan pranë.

Ditën e sotme, Fifi ka mësuar gjithçka kanë thënë banorët në dhomën e rrëfimit dhe u shpreh se është zhgënjyer më së shumti nga Iliri, me të cilin pati edhe një debat.

Arbana: Cili nga banorët të ka mërzitur më tepër?

Fifi: Iliri që nuk e ka provuar ushqimin atë ditë, edhe nëse ka qenë më i shpifuri në botë, duhet ta kishit provuar se jam munduar. Nuk e kam ngrënë unë dje se nuk e ha pulën dhe e kam alergji. Më vjen keq që askush nuk e ka besuar dhe është dashur të nxjerr zorrët e barkut për të më besuar.

Iliri: Makaronat i provova dhe i lashë se ishin të pangrënshme për mua.

Fifi: Nuk di të gatuaj italisht. Unë jam katunare Ferizaji.

Iliri: Kur fole nuk ndërhyra, ki edukatën të më dëgjosh. Kur ndodhin këto momente ndihesh e akuzuar. Më erdhi keq që u ndjeve keq dhe të përqafova se më erdhi keq jo se ma tha njeri. Fakti që ndodhi kjo është gjithnjë zinxhir i këtyre momenteve.