“GJËRA TË TMERRSHME…”/ Miss Albania tregon ç’ndodh prapaskenat e konkurseve të bukurisë – AlpeGossip
“GJËRA TË TMERRSHME…”/ Miss Albania tregon ç’ndodh prapaskenat e konkurseve të bukurisë

“GJËRA TË TMERRSHME…”/ Miss Albania tregon ç’ndodh prapaskenat e konkurseve të bukurisë

Një deklaratë e Ina Dajçit, e shpallur “Miss Universe Albania” në gusht të vitit 2021 ku thotë se eksperienca në këto konkurse është e tmerrshme është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo sqaroi këtë deklaratë dhe tregoi se çfarë gjërash të tmerrshme nënkuptonte.

'Ndodhin gjëra të tmerrshme', Miss Albania tregon

Në prapaskena, tjetër gjë thuhet, tjetër gjë ndodh, u shpreh ajo, ndërsa theksoi se ndaj vajzave ushtrohet shumë presion dhe u kërkohet perfeksioni.

'Ndodhin gjëra të tmerrshme', Miss Albania tregon

“Vajzat në konkursin në Miss Universe në Izrael ishin shumë të shqetësuara për pamjen e tyre. Disa ishin me plagë të freskëta të ndërhyrjeve. Atyre u ushtrohet një presion shumë i madh, për të qenë perfekte. Presioni bëhet nga njerëz që komentojnë, por dhe njerëzit që janë aty. Ushtrojnë presion në mënyrë shumë të dhimbshme. Një nga eksperiencat e para, pasi fitova në Shqipëri. Një nga gjërat që na kërkuan në fillim ishte një video ku ti tregon si do ta përdorësh platformën e Miss Universe. Jam pjesë e një misioni humanitar në New York. Kisha bërë një video ku isha veshur me një kostum me motive shqiptare. Kostumi im ishte i mbyllur dhe në momentin që ua tregova këtë video, një nga organizatorët më tha je shumë e zgjuar, por je shumë e mbyllur në videon tënde, nuk po na tregon asgjë. Kuptova që atyre nuk u interesonte mendja ime”, tha Ina Dajçi:

'Ndodhin gjëra të tmerrshme', Miss Albania tregon

“U thashë që nuk jam konservatore, por në momentin që po flet për kriza humanitare, nuk mund të vishesh ndryshe. E gjitha që shihet atje është sa do të tregojë një vajzë nga hiret e saj. Mbaj mend që u ndjeva shumë keq”.

'Ndodhin gjëra të tmerrshme', Miss Albania tregon