ASKUSH NUK E DINTE/ Don Phenom qenka nipi i deputetit të njohur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
ASKUSH NUK E DINTE/ Don Phenom qenka nipi i deputetit të njohur shqiptar (FOTO)

ASKUSH NUK E DINTE/ Don Phenom qenka nipi i deputetit të njohur shqiptar (FOTO)

Që pas këngëve “Twerkirate” dhe “Columbiana” Don Phenom është kthyer në një nga emrat më të përfolur të repit në Shqipëri.

Veçse një reper i suksesshëm dhe me stil të veçantë Don Phenom zbuloi sot në emisionin “Thumb” se është nipi i një prej deputetëve më të njohur shqiptar, Paulin Sterkës.

“Ai është xhaxhai im. Babai dhe disa kushërinj të tjerë janë rritur në një lagje dhe ruajnë marrëdhënie shumë të mira” – pohoi reperi.

Gjithashtu ai tregoi se në fillim familjarët e tij nuk ishin dakort që ai të bëhej reper, por tani janë krenarë për suksesin e tij.

“Ky ka qenë një pasion që unë e kam pasur gjithmonë. Disa familjarë nuk kanë qenë dakord që unë ta bëjë këtë që po bëj sepse mendonin se nuk është për familjen tonë ky lloj profesioni. Por tani që po shohin suksesin tim janë krenarë dhe i pëlqejnë shumë të gjitha këngët”- shtoi Don Phenom.