E kanë ngacmuar seksualisht, Ema Andrea: Janë hakmarrë se i kam refuzuar por sot i shoh në sy dhe… – AlpeGossip
E kanë ngacmuar seksualisht, Ema Andrea: Janë hakmarrë se i kam refuzuar por sot i shoh në sy dhe…

E kanë ngacmuar seksualisht, Ema Andrea: Janë hakmarrë se i kam refuzuar por sot i shoh në sy dhe…

Ema Andrea ka qenë e ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Aktorja e njohur ka pranuar publikisht në emision se e kanë ngacmuar seksualisht. E pyetur nga moderatoret mbi këtë temë se a ka në Shqipëri histori si ato të Hollywood-it, Ema ka treguar publikisht se ajo është një nga ato që e ka përjetuar këtë formë abuzimi.

“Po po më kanë ngacmuar seksualisht, më kanë bërë oferta seksuale për të më marrë në punë, hapur fare më kanë joshur, kanë gjetur një mënyrë. Seks dhe dashuri bëj me kë zgjedh unë. A janë hakmarrë? Ah unë ja ku jam kam disa role dhe para më pak por sot i shoh në sy.

Janë hakmarrë se i kam refuzuar por sot i shoh në sy. Kërcënime seksuale, abuzime seksuale…kjo gjë nuk mund të bëhet mënyrë pune. Nuk e kanë fajin as femra as meshkujt, por sistemi.

Ai është momenti më i shëmtuar për një mashkull. Edhe nëse femra pranon nga nevoja, turpi i mbetet mashkullit. Padiskutim në Shqipëri ndodh.”,- është shprehur Andrea.

Thumb 24 mars pjesa 3

E ftuar ne studion e Aulona Mustes dhe Fatma HAxhialiut ka qene aktorja e njohur Ema Andrea.Ema ka treguar se dikur eshte ngacmuar seksualisht, nje gje te cilen nuk e ksihim degjuar me pare.Ajo ka kandiduar per postin e Drejtores se Teatrit Kombetar dhe ka dicka mjaft te rendesishme per te thene per kete.Ka treguar dy tre gjera per marredhenien e saj, e cila mesa duket nuk po shkon sic duhet…

Posted by Blitz.al on Samstag, 24. März 2018