I PUBLIKON VIDEON DUKE KËNDUAR/ Soni Malaj na prezanton për herë të parë me vajzën e saj – AlpeGossip
I PUBLIKON VIDEON DUKE KËNDUAR/ Soni Malaj na prezanton për herë të parë me vajzën e saj

I PUBLIKON VIDEON DUKE KËNDUAR/ Soni Malaj na prezanton për herë të parë me vajzën e saj

Jo më kot populli shqiptar thotë se dardha bie nën dardhë, sepse gjithçka është vërtetuar me kohën. Soni Malaj dhe vogëlushja e saj, Anna, janë shembulli perfekt dhe këtë gjë sapo na e ka dëshmuar vetë këngëtarja.

Në festën madhështore të 40-vjetorit të lindjes me të afërm e miq zemre, Soni si asnjëherë më parë na prezantoi me të bijën.

Nënë e bijë janë ngjitur në skenë ku kanë kënduar së bashku duke na ëmbëlsuar që të gjithëve.

  

Kujtojmë se më herët, Soni ka ndarë në rrjete sociale një video të vajzës së saj, Annës, duke kënduar. Pavarësisht se është ende e vogël, Anna ka një zë mjaft potent e të bukur, gjë që padyshim e ka të trashëguar nga nëna e saj. Përveçse duhet ta ketë të lindur pasionin për muzikën, Anna me siguri merr edhe leksionet më të mira nga Soni, që më herët ka shërbyer edhe si mentore e talenteve të rinj.

Në këtë video Soni është kujdesur që të mos e publikojë portretin e vajzës së saj dhe më herët ka treguar se ka një arsye të fortë për të mos e bërë këtë gjë. Ajo është shprehur se babait të Annës, Mirkos, nuk i pëlqen publikimi i fotove të saj.

Ana ka dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe për sytë e tyre unë jam shumë e famshme. Ata nuk e shohin me sy të mirë publikimin e fëmijëve. Kanë ligje të forta në këtë aspekt. Por edhe Mirko e ka me merak dhe unë respektoj edhe dëshirën e tij”, ka treguar Soni disa vite më parë në një intervistë.