“QË 17 VJEÇ KAM FRYRË BUZËT”/ Zogu i Tiranës tregon ndërhyrjet në fytyrë – AlpeGossip
“QË 17 VJEÇ KAM FRYRË BUZËT”/ Zogu i Tiranës tregon ndërhyrjet në fytyrë

“QË 17 VJEÇ KAM FRYRË BUZËT”/ Zogu i Tiranës tregon ndërhyrjet në fytyrë

Hermes Nikaj i njohur nga të gjithë si Zogu i Tiranës i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar se ai është pro ndërhyrjeve estetike duke zbuluar se dhe vetë ka bërë të tilla.

Hermes tregoi se ndërhyrjen e parë e ka bërë në buzë në moshën 17-vjeçare, por tani sipas tij i kanë rënë dhe nuk ka ndërhyrë më.

“Unë bëj botox që të më rrijë lëkura më e tendosur. Pjesën e ballit e ngrita pak që të më rrijë më bukur. Meshkujt mbajnë top listën për ndërhyrjet. Ja lëkura rri shumë super. Unë dua vetëm të qesh, të kërcej. Ne jemi artistë duhet ta mbajmë veten. Në moshën 17 vjeç kam fryrë buzët, por tani më kanë rënë. kam qenë bashkë me një shoqen time artiste, ishte koha atëherë që sapo dola në skenë”, tha Zogu i Tiranës.