Pak ditë më parë ndodhi një debat i fortë mes Sheilës dhe Palomës. Gjithçka nisi kur këngëtarja e njohur aludoi se gazetarja kishte shkruar që ta përgjonte teksa po fliste me Beniadën dhe Semin në dhomë.
Më tej, gazetarja i ka drejtuar Sheilës disa pyetje, por pa e ditur se çfarë ishte thënë mes vajzave.
Ky debat mori përmasa të tjera, në momentin kur këngëtarja i tha Palomës se e vetmja gjë që di të bëjë pas grindjeve është të bëjë be, sidomos vajzën e saj. Pikërisht kjo deklaratë solli revoltimin e Palomës , e cila i tha Sheilës se as ajo dhe askush tjetër nuk mund të flasë për të voglën e saj.