“I KAM SHKRUAR DY KËNGË PA LEKË”/ Ardit Çuni ka dy fjalë për Fifin: Është zhgënjim, ishte ajo që e kërkoi… – AlpeGossip
“I KAM SHKRUAR DY KËNGË PA LEKË”/ Ardit Çuni ka dy fjalë për Fifin: Është zhgënjim, ishte ajo që e kërkoi…

“I KAM SHKRUAR DY KËNGË PA LEKË”/ Ardit Çuni ka dy fjalë për Fifin: Është zhgënjim, ishte ajo që e kërkoi…

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ishte i ftuar një ditë më parë tek emisioni i Top Albania Radio-s, “Pardon my French”, ku foli për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës, këngëtari hyri edhe njëherë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por kësaj radhe për të pasur një ballafaqim me kolegen e shoqen e tij, Fifi.

Para se këngëtarja e njohur të takonte Arditin, ajo pa një klip ku ky i fundit e quante veprimin e saj (ndërrimin e Granitit me Donaldin për nominim) si pafytyrësi.

Pasi dëgjoi këtë deklaratë të Arditit, Fifi u mërzit dhe bëri një tjetër deklaratë që menjëherë bëri xhiron në rrjet.

“Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda”, tha ajo.

Arditi u pyet në lidhje me këtë që tregoi Fifi në spektakël, dhe ai vendosi që të zbulonte të vërtetën e tij.

“Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të thëm unë sa e ka Fifi tekstin. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete…

Bëhet fjalë për këngën “Qaj” që i jam shumë mirënjohëse asaj për tesktin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha “të lutem ta shkruaj dhe sdo të marr lekë”, nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi”.